EMRI: Identifikohet 43-vjeçari që përdhunoi dhe grabiti fqinjen e vet 70-vjeçare në Vlorë

29 September 2026, 17:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur më datë 26 shtator për të cilën akuzohet 43-vjeçari Fatos Ymeri, i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën.

Autori mësohet se ka trokitur në derën e saj dhe pasi është hapur dera e ka goditur sëpatë në kokë ku si pasojë e moshuara ka mbetur pa ndjenja.

43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën ku ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty por veprimet e mëtejshme e kanë bërë rastin edhe më dramatik.

Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares. Pas denoncimit policia ka nisur kërkimin e autorit që dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike. Madje verifikimet po kryhen dhe në sarandë.

Rastet e grabitjes dhe dhunimit të të moshuarve që jetojnë vetëm janë të përsëritura ndërsa për këto vepra kodi penal parashikon dënime nga 5 deri në 15 vite burgim.


Video