Frident Kuqi dhe Halil Gashi fitojnë ankandin 62 milionë USD për...
26 October, 22:13Fokus

Arbër Abazi është marrë i pandehur për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai dyshohet se ka financuar ndërtimin e vilës së Ballukut në Palasë.
Gjatë ditës së sotme pritet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme 15 persona të tjerë të marrë të pandehur në kuadër të së njëjtës çështje.
Gjatë paraqitjes në SPAK, personave nën hetim do t’u komunikohet përfundimi i hetimeve. E njëjta procedurë pritet të vijojë edhe ditën e nesërme, kur do të paraqiten të pandehurit e tjerë.
Arbër Abazi po hetohet veçmas për dyshimet mbi financimin e ndërtimit të vilës në Palasë, ndërsa hetimet për çështjen më të gjerë vijojnë.