Emri/ Aksident i rëndë në aksin Prezë-Vorë, humb jetën një 60-vjeçar!

28 October 2026, 10:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Emri/ Aksident i rëndë në aksin Prezë-Vorë, humb

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Prezë-Vorë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Viktima është identifikuar si Skënder Alushi, banor i fshatit Prezë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës që lidh fshatin Ahmetaq me Prezën, ku 60-vjeçari dyshohet se po priste një automjet për të shkuar në punë.

Në këto rrethana, një makinë që po lëvizte në drejtim të Vorës e ka përplasur, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit e ka transportuar të dëmtuarin drejt spitalit të Vorës. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.


Video