Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar të premten largimin e Susie Wiles nga detyra e shefes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë vetëm pak ditë pasi republikanët humbën kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit.
Në vend të saj do të emërohet Stephen Miller, aktualisht zëvendës-shef i kabinetit dhe një prej këshilltarëve më të besuar të presidentit.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Stephen Miller, aktualisht zëvendës-shef i kabinetit të administratës Trump dhe një prej këshilltarëve të mi më të besuar, do të bëhet shefi i ri i kabinetit, duke nisur nga e hëna, 9 nëntor 2026”, shkroi presidenti amerikan.
Trump vlerësoi gjithashtu punën e Susie Wiles, duke thënë se ajo ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe se tashmë do të angazhohet në strukturën politike të tij.
“Dua ta falënderoj për shërbimin e saj si shefe e kabinetit. Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer”, shkroi Trump.
Wiles pritet të largohet nga detyra gjatë kësaj jave, ndërsa do të vijojë angazhimin në operacionin politik të Trumpit.