Çfarë do ndodhte nëse Rama jep dorëheqjen? Dy skenarët që shpresojnë kundërshtarët e tij

26 October 2026, 22:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çfarë do ndodhte nëse Rama jep dorëheqjen? Dy

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka paraqitur dy skenarë politikë në rast se kryeministri Edi Rama jep dorëheqjen.

Sipas tij, opsioni i parë është zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa alternativa e dytë, të cilën e konsideron më të mirë, është nisja e një konvente mes shoqërisë civile dhe forcave politike për të diskutuar mbi të ardhmen politike të vendit.

Qori argumentoi në studion e “Të paekspozuarit” se dorëheqja e Ramës do të përbënte pranimin e dështimit nga Partia Socialiste dhe shtoi se, në këtë rast, Rama nuk do të mund të qëndronte as në krye të parties.

“Çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen? Janë dy opsione. Opsioni i parë: shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Qeverinë do ta formojë parlamenti, me këtë qeveri jo partiake. Unë mendoj se opsioni më i mirë është opsioni i dytë, që Rama të japë dorëheqjen dhe të nisë një konvendim mes shoqërisë civile dhe forcave politike. Vendimet do t’i marrë një parlament ku koka është prerë. Në momentin që Rama jep dorëheqjen, PS-ja e pranon dështimin e saj. Unë mendoj se Rama nuk qëndron as kryetar i PS-së nëse jep dorëheqjen. Një PS e dekapituar dhe një PD e kapitulluar duhet të gjejnë forcë për të diskutuar me partitë e tjera”, tha Arlind Qori.


Video