Shqipëria në “Davosin” e ndërtimeve në Kanë të Francës, AZHT prezanton projektet

10 March 2026, 22:01Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqipëria në “Davosin” e ndërtimeve në Kanë

Agjencia e Zhvillimit të Territorit po merr pjesë në një nga panairet më të rëndësishme të ndërtimeve në të gjithë botën, në Kanë të Francës, ku prezantohen projektet nga qindra shtete. Panairi është cilësuar edhe si “Davosi” i ndërtimeve, duke bërë një krahasim me takimet e krerëve të shteteve në Zvicër, ku merren vendime të rëndësishme për botën.

Ndërkohë, panairi në fjalë, i quajtur MIPM, bëhet një herë në vit dhe aty prezantohen ndërtime më moderne në secilin shtet, gjithashtu bëjnë takime krerët e Agjencive për bashkëpunim. Vox News ka mësuar se, në këtë panair Shqipëria po prezanton disa projekte, në Tiranë, bregdet apo edhe në zonat malore, teksa vitet e fundit janë projektuar ndërtime kullash, kompleksesh, disa prej të cilave nën “ombrellën” e vetë shtetit.

Mësohet se MIPIM është një panair dhe konferencë globale për industrinë e pasurive të paluajtshme, teksa merr pjesë i gjithë ekosistemi i sektorit, nga ndërtuesit e investitorët më të mëdhenj, bankat apo edhe kompani financiare. Bashkitë, por edhe qeveritë nga e gjithë bota, prezantojnë projekte shtetërore apo private, teksa edhe arkitektët dhe kompanitë e ndërtimit kanë maketet e tyre me ndërtimet.

Në këtë panair po marrin pjesë mbi 20 mijë profesionistë, teksa po zhvillohen edhe ekspozitat, konferencat dhe takimet e biznesit. Mësohet se, Shqipëria prej që të bëhen edhe shumë marrëveshje investimi për projekte të mëdha urbane. Deri më tani janë prezantuar projekte të mëdha zhvillimi, kulla, qytete të reja, resorte, ndërkohë që jepen edhe ide të reja se si mund të zhvillohet një zonë.

Vox News ka mësuar se AZHT apo edhe AIDA, po prezantojnë projekte zhvillimi në qytete dhe në bregdet, me fokus në real estate dhe turizëm luksoz. Gjithashtu, ka edhe kompani private shqiptare që marrin pjesë dhe do prezantojnë projekte të tyre.



Video