Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të hidrokarbureve për periudhën 23-25 mars 2022. Krahasuar me vendimin e mëparshëm, çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur me përkatësisht 12 dhe 7 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pa ndryshuar, 93 lekë/litri.
1. Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/liter.
2. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022, të jetë 233 lekë/litri.
3. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 218 lekë/litri.
4. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.