
Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit.
Sipas prodhuesve në vend shtrenjtimi do të vijë për shkak të çmimeve më të larta të naftës, energjisë, plastikës dhe heqjes të skemës të TVSH-së të kreditueshme 6% që nisi zbatimin nga 1 janari 2022.
Sipas tyre po përballen me mungesë në gjetjen e qumështit të prodhuar nga fermerët e vegjël. Oferta në treg për qumësht është më e ulët sesa kërkesa për produkte bulmeti, çka po sjell që përpunuesit të përballen çdo ditë me presionin e fermerëve për rritje të çmimit.
Përpunuesit e qumështit pohojnë se rritja e mëtejshme e çmimeve do të penalizonte industrinë vendase, pasi në treg do të shiteshin më tepër produkte importi me çmim më të lirë. Për të kompensuar rritjen e lartë të kostove të riprodhimit kompanitë kërkojnë rishikimin e skemës të TVSH-së të kreditueshme.