Nafta po fik traktorët, fermerët: Subvencionet ‘pesë pa hiç’

9 March 2022, 18:38Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nafta po fik traktorët, fermerët: Subvencionet ‘pesë pa

Protesta para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës mblodhi veç qindra qytetarëve edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe drejtues të shoqatave të mbrojtjes së kategorive e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

Mes tyre ishte i pranishëm edhe kreu i Sindikatës së Fermerëve. Ai tha se fermerët janë ndër grupet që goditen më fort nga rritja e çmimit të karburanteve, që praktikisht e bën subencionimin e naftës nga qeveria të papërfillshme.

Vetë fermerët, shoqatat dhe sindikata e mbrojtjes së tyre kanë deklaruar për Voxnews.al se rritja e çmimit të naftës është goditja përfundimtare për ta, që do të shtojë sipërfaqet e tokave që do të mbeten djerr dhe të pambjella për dorën e dytë.

Fermerët në Myzeqe ngrenë shqetësime se kriza ka shpërthyer në prag të sezonit të plugimit të tokë. Aktualisht, një dynym tokë plugohet nga 17 deri në 19 mijë lek të vjetra. Por, me rritjen e çmimit të naftës, fermerët parashikojnë që kostoja e plugimit të një dynimi të kapërcejë 25 mijë lek të vjetra.

Sa për subvencionimet, fermerët ankohen se veç kushteve të vendosura për përfitimin e naftës me çmim të reduktuar, problem është edhe koha kur materializohet ky subvencionim.

“Plotësojmë letra sot dhe marrim naftën mot! Aplikimet që bëhen tani dhe që përfitojnë subvencionin e naftës merren pas muajit korrik. Ne s’kemi lek për naftën që të mbjellim tokat e serat tani”, thonë fermerët.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video