"Borde fashiste", ministrja e Financave mbron "bordin e Çetit": Pa të çmimi i naftës do ishte më shtrenjtë

30 June 2022, 11:16Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Borde fashiste", ministrja e Financave mbron "bordin e
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë se nëse nuk do të ishte ngritur Bordi i Transparencës, shqiptarët do të kishin çmime më të larta për karburantet nga sa kanë sot.

Kjo deklaratë e ministers u bë nga foltorja e Kuvendit, ku ajo po i përgjigjet pyetjeve për aktin normative për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit.

“Ju thoni që ne kemi ngritur borde fashiste a komuniste, nuk di si i quani. Nëse bordet nuk do të ishin ngritur do të kishin çmime më të larta për karburantet se kemi sot. Ne mbështetem shqiptarët që nuk i mund të përballojnë çmimet e rritura të konsumit”, tha Ibrahimaj. 


Video