
Nga sot shqiptarët do të duhet ta paguajnë një litër naftë 255 lekë.
Bordi i Transparencës në mbledhjen e djeshme vendosi që të ulë me 3 lekë për litër çmimin e naftës, por këtë 3 lekësh ia shtoi benzinës.
Një ditë më parë çmimi i naftës ishte 258 lekë/ litër ndërsa nga sot bëhet 255 lekë për litër. Kjo ulje thuajse e papërfillshme për konsumatorët e vegjël vjen në një kohë kur në bursa çmimi i naftës është ulur ndjeshëm, por që këto lëvizje pasqyrohen pak ose aspak në vendin tonë.
Ndërkohë çmimi i benzinës është rritur nga Bordi, të cilin vetë kryeministri Edi Rama e cilësoi si Bord Komunist. Kështu nga 239 lekë/ litri, shqiptarët do e paguajnë një litër benzinë me 242 lekë.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.
Çmimet do të jenë në fuqi deri në mbledhjes e radhës së bordit, ndërsa Financat iu kanë rikujtuar kompanive të tregtimit se do të përballen me penalitete nëse abuzojnë me çmimet.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, paralajmëron Ministria e Financave. Disa ditë më parë për shkak ë akuzave për mungesë transparence Bordi bëri publike edhe formulën e llogaritjes së çmimit, duke përfshirë taksat që aplikohen.