"Abuzohet me shitjen e karburanteve"/ Konfindustria: Qytetarëve u vidhet 5-8% të naftës, benzinës dhe gazit

27 June 2022, 11:06Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Abuzohet me shitjen e karburanteve"/ Konfindustria: Qytetarëve u
Shefqet Kastrati

Konfindustria shpreh shqetësimin për problematikat me abuzimet në volumet e shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shërbimi i kontrollit të metrologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë.

Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të cmimit të karburanteve. Abuzimet me volumet e tregëtura janë të ndjeshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe vecanërisht në tregëtimin e gazit të lëngshëm.

Sipas vlerësimeve të tërthorta krahësuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes.

Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetra milion euro/vit. Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e cmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.


Video