Kush janë produktet më të importuara në vendin tonë për vitin 2023?

3 November 2023, 14:02Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush janë produktet më të importuara në vendin tonë

Produktet ushqimore ishin në mesin e 20 mallrave më të importuara në vend gjatë 7-mujorit 2023, sa i përket vlerës.

Doganat arkëtuan nga tarifat e importit të ushqimeve rreth 8 miliardë lekë në janar-korrik të këtij viti, shumë kjo sa 10% e totalit të të ardhurave doganore të grumbulluara në këtë periudhë.

Bilanci i tregtisë me jashtë për ushqimet u përmirësua këtë vit, por importet në disa artikuj kanë shënuar rritje të mprehtë. Gjatë 7-mujorit 2023, importet e ushqimeve në vlerë ishin 2.3 herë më të larta se eksportet, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky raport ishte 2.9.

Por teksa në bazë vjetorem importet e drithërave dhe sheqerit u ulën, produkte të tilla si mishi, bulmeti, birra dhe ushqimet e përpunuara shënuan rritje të mëtejshme nga kërkesa më e lartë që erdhi si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive ne turizëm.

P.sh. ushqimet ishin produkti i pestë më i importuar për nga vlera këtë vit, prej të cilave doganat arkëtuan 3.4 miliardë lekë në formën e tatimeve dhe tarifave.

Për nga vlera e taksave që paguhen në doganë, karburantet erdhën të parat me rreth 26,2 miliardë lekë, ose sa 22% e të ardhurave doganore në këtë periudhë. Cigaret janë produkti i dytë më i importuar për me rreth 15.4 miliardë lekë, ose 12.6% e totalit të të ardhurave doganore gjatë 7-mujorit 2023.

Importet po rriten edhe në disa produkte ushqimore si birra edhe pse vendi ka shumë njësi dhe fabrika të prodhimit të birrës në vend. Rritja e kostove të brendshme i ka bërë fabrikat shqiptare jokonkurruese me produktet e importit. Importet janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, rritje që vazhdoi edhe me 2023.

Rritja e importeve të mishit po nxitet nga kriza që po kalon sektori i blegtorisë, ku numri i kafshëve po shënon rënie të shpejtë, teksa kërkesa është në rritje nga turizmi, duke qenë se kuzhina shqiptare tradicionale ka bazë mishin.

Frutat dhe primet vijojnë të grupi më i importuar në vend edhe pse prodhimi vendas në sera dhe zinxhirët e grumbullimit dhe përpunimit janë përmirësuar.

 


Video