Ish-zv.ministri i Energjetikës: Nuk e zgjodhi Berisha nga do vinte gazi, por Tap-i

31 March 2022, 22:02Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-zv.ministri i Energjetikës: Nuk e zgjodhi Berisha nga do vinte gazi,

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, ish-zv.ministri i Energjetikës i qeverisë Nano në vitet 2003-2005 Pajtim Bello ka folur për marrëveshjen e Shqipërisë për gazsjellësin e TAP, ku Shqipëria nuk përfiton as gaz dhe as transit fees.

Bello ka komentuar edhe deklaratën e Berishës që tha se ai solli gazin nga Azerbajxhani. Bello shprehet se nuk ishte Berisha ai që solli gazin nga Azerbajxhani dhe se në marrëveshje është e shkruar që detyrimin për të siguruar gazin në Azerbajxhan e kishte TAP dhe jo qeveria shqiptare.

“Në marrëveshje është i shkruar edhe fakti që detyrimin për të siguruar gazin në Azerbajxhan e kishte TAP dhe jo qeveria shqiptare. Pra, ka thënë Berisha që unë solla gazin nga Azerbajxhani, por në marrëveshjen që ka thuhet që gazin do ta sjellë TAP, do ta sigurojnë ata. Pra, asnjë kryeministër shqiptar nuk sillte dot gazin, sepse e vendoste dikush tjetër dhe kjo është në marrëveshje dhe që TAP do të sillte gaz nga Azerbajxhani.”, u shpreh ish-zv.ministri i Energjetikës, Pajtim Bello.


Video