
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me rezervat e naftës së përpunuar më të mëdha në botë dhe vendimi i Shtëpisë së Bardhe për të hedhur në treg 180 mln fuçi, një shifër rekord në historinë 50-vjeçare të këtyre depozitave, është mirëpritur nga tregjet.
Kontratat e naftës së papërpunuar Brent për muajin maj ranë me 6,95 dollarë, ose 6,13 për qind, në 106,50 dollarë për fuçi. Kontratat e majit mund të nënshkruhen brenda së enjtes dhe kontratat e së ardhmes më aktive të qershorit ranë 6,66 dollarë në 104,78 dollarë, pasi më parë kishin rënë me 7 dollarë për fuçi. Kontratat në SHBA, në Ëest Texas Intermediate për dorëzimin e majit ranë 7,28 dollarë, ose 6,75 për qind, në 100,54 dollarë për fuçi, pasi arritën nivelin më të ulët prej 100,16 dollarësh.
Hedhja rekord e naftës nga rezervat strategjike të SHBA është e barabartë me dy ditë të kërkesës globale dhe do të dalë në treg për e shtrirë në disa muaj. Sipas vendimit, SHBA do të injektojë në treg 1 mln fuçi naftë në ditë.
Analistët e Goldman Sachs thanë se masa do të ndihmonte tregun e naftës të ribalancohej në vitin 2022, por nuk mund të ishte një rregullim i përhershëm. “Kjo është sidoqoftë, një çlirim i stoqeve të naftës, jo një burim i vazhdueshëm furnizimi për vitet e ardhshme. Një çlirim i tillë nuk do të zgjidhte deficitin strukturor të ofertës në vitet në vazhdim", thanë ata.
Një zëdhënës i Ministrisë së Energjisë së Zelandës së Re tha se vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) do të takohen të premten për të vendosur mbi një hedhje të mundshme kolektive në treg të një pjese të sasive nga rezervat e naftës,