INSTAT numëron afganët si turistë: Të dytët për netë-qëndrimi pas kosovarëve

20 June 2022, 18:09Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
INSTAT numëron afganët si turistë: Të dytët për
Një grup refugjatësh afganë në Shqipëri. Foto ilustruese

INSTAT publikoi shifrat për strukturat akomoduese për muajin prill, ku të gjithë treguesit janë në rritje...përfshirë edhe vizitorët nga Afganistani.

Për qëllime studimi, INSTAT e ndan vendin në tre zona për përllogaritjen e strukturave akomoduese. Zonat janë ajo veriore, ajo qendrore dhe ajo jugore.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, rajoni verior ka pësuar rritjen më të madhe, si të vizitorëve rezidentë, ashtu edhe të atyre jorezidentë.

Çudia është se te jorezidentët me më shumë netë qëndrimi në Shqipëri janë edhe afganët, fill pas kosovarëve me 6.9 për qind dhe ndjekur nga italianët me 6.6 për qind.

INSTAT numëron afganët si turistë: Të dytët për

 

Afganët janë strehuar në zonën e Shëngjinit që prej vjeshtës së vitit të kaluar, kur mbërritën në vendin tonë si pjesë e përpjekjeve për t’iu larguar regjimit të talebanëve pas tërheqjes së SHBA. Shumica e tyre erdhën në Shqipëri si tranzit për në SHBA. Por, një pjesë e mirë sot i kanë të venitura shpresat se do të udhëtojnë ndonjëherë në SHBA, Kanada apo vendet e tjera të Perëndimit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video