Eurobond të ri në 2024, Mete: Pas 22 vitesh borxhi parashikohet nën 60% e PBB-së

9 November 2023, 11:12Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Eurobond të ri në 2024, Mete: Pas 22 vitesh borxhi parashikohet

Qeveria parashikon të emetojë eurobond të ri gjatë vitit 2024, duke avancuar marrjen e borxhit në tregjet ndërkombëtare të parashikuar për në vitin 2025.

Konfirmimi ka ardhur nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar mbi defiçitin dhe borxhin e parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2024.

Borxhi pritet të ketë një trajektore rënëse vitin që vjen, duke arritur në 59.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas Metes, borxhi nuk ka qenë nën nivelin 60% të PBB-së, që nga viti 2011.

Huamarrja për vitin 2023 pritet të rezultojë në vlerën e 73.5 mld lekë, teksa pritet finalizimi i 2 kredive prej 100 dhe 110 mln euro për reformën në sektorin elektroenergjetik dhe për politikat e zhvillimit të qendrueshëm e të gjelbër.

Ndërkaq, në buxhetin e vitit 2024 janë parashikuar rreth 61 mld lekë shpenzime për interesa të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm dhe 5.3 mld lekë janë fond kontigjencë për të përballuar rritjen e mundshme të shërbimit të borxhit edhe prej huhatjeve të kursit të këmbimit apo faktorëve të tjerë.


Video