Buxheti afatmesëm/ Sa rritje page përfitojnë mbi 77 mijë punonjës të arsimit dhe bluzave të bardha

8 November 2023, 09:26Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Buxheti afatmesëm/ Sa rritje page përfitojnë mbi 77 mijë

Mbi 77 mijë punonjës do të përfitojnë rritje page gjatë vitit 2024.  Dokumenti i programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 i rishikuar është botuar në Fletoren Zyrtare dhe detajon prioritetet për 3 vitet e ardhshme. Sipas dokumentit,  gjatë  ciklit  afatmesëm 2024–2026, parashikohet vijimi  i  ofrimit  të shërbimeve  për qytetarët  në arsim,  shëndetësi,  transport,  bujqësi  etj  me  standarde  dhe  cilësi  si  dhe financimi i  disa  politikave  të reja  të nisura  përgjatë vitit  2023.

Konkretisht, synohet financimi i politikës së re të rritjes së pagave kryesisht në sektorët prioritarë si shëndetësia, arsimi, siguria, mbrojtja.

Për  vitin  2023-2024,  parashikohen  të përfitojnë nga  rishikimi i  politikës  së rritjes  së pagave rreth  36  000  punonjës  arsimor  të Sistemit  Arsimor  Parauniversitar,  ku për vitin 2024 parashikohet rritje e pagës me 23-36% të pagës bruto; Rreth 18,858  punonjës të Sistemit   Shëndetësor, ku gjatë dy viteve do të realizohet rritja mesatare për mjekët dhe infermierët që varion nga 26-34% të pagës bruto; Rreth  22 500 punonjës të sistemit me Grada që parashikohet  të përfitojnë  rritje  të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024.


Video