
Hyn në fuqi nga ky muaj sistemi i ri i pagave në OSHEE, duke sjellë një rritje të konsiderueshme pagash për elektricistët e terrenit.
Konfirmimin e ka dhënë vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ku nënvizoi se vëmendja kryesore ka qenë shpërblimi i merituar i punonjësve të terrenit.
“OSHEE është ndërmarrja më e rëndësishme. Të gjitha pagat e OSHEE group do preken nga një rritje e cila varion sipas sektorëve. Vëmendja kryesore ka qenë për t’i dhënë një shpërblim të merituar punonjësve të terrenit, elektricistë, teknikë, inxhinierët dhe pse jo faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave, që administratori juaj i deklaroi me krenari dhe është për t’u deklaruar sepse muaji tetor është mbyllur me një shifër rekord, me 113% të mbledhjes së të ardhurave”, tha Balluku.
Ndërkohë OSHEE ka hapur thirrjen për 309 elektriçistë të rinj.
Balluku deklaroi sot se 270 të rinj kanë aplikuar për poste elektricistësh në 12 rajonet e vendit.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) hapi nme 19 Tetor aplikimet për të rinjtë deri në 25 vjeç të cilët duan ti bashkohen kompanisë duke qenë të gatshëm të japin kontributin e tyre si elektriçistë në të gjitha drejtoritë rajonale.
Gjithsej OSHEE do të pranojë 309 të rinj, ndërsa deri tani kanë aplikuar mbi 270 të rinj.
Thirrja është e hapur për këdo që ka përfunduar arsimin profesional.