Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

27 May 2022, 13:20Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

Nafta do të rritet me 10 lekë nga dita e sotme në orën 18:00.

Bordi i Transparencës përcaktoi të premten çmimin e ri të naftës, benzinës dhe gazit.

Nafta do të shitet 239 lekë për litër (nga 229 që ishte), benzina 237 lekë për litër dhe gazi 90 lekë për litër, me pakicë.

Për shitjen me shumicë, nafta do të kushtojë 227 lekë litri, benzina 225 lekë dhe gazi 78 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video