Amnistia fiskale/ Ibrahimaj: Nuk mund të legalizojmë çdo burim

3 Tetor 2022, 12:04Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Ministrja Ibrahimaj ka folur gjatë konferencës së sotme edhe për amnistinë fiskale për të cilën tha se është një proces që ka nisur me kohë dhe është mbështetur nga e gjithë popullata.

Ibrahimaj tha se nuk do të ketë legalizim të çdo lloj burimi, pasi ndërtimet e paligjshme nuk do të legalizohen.

E gjithë popullata u shpreh se ishte pro amnistisë fiskale dhe penale me qëllim legalizimin e të ardhurave të emigrantëve, ky ligj vepron brenda kufijve të Shqipërisë dhe do të aplikohet për qytetarët shqiptarë. Sa i përket nëse do të legalizojë çdo burim, nuk mund të ketë legalizime të një ndërtimi të paligjshëm.

Ka filluar si proces shumë kohë përpara se të merreshin nismat ligjore. Sa i përket normave të interesit, rritja e tyre sot nuk reflektohet po sot në normat e kreditimit në vend. Rritja e normave do të ketë një efekt në kreditim apo në kreditë e bizneseve apo individëve”, tha Ibrahimaj.

Video