“Bordi i Çetit” rrit sërish çmimin e naftës

29 September 2022, 18:46Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bordi i Çetit” rrit sërish çmimin e naftës
“Bordi i Çetit” rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet.

Nga kjo e enjte, një litër naftë do të shitet me 229 lekë/litri.

Benzina do të shitet 203 lekë/litri, ndërsa gazi i lëngshëm 78 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 shtator ora 20:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video