Bie çmimi i naftës bruto në bursë, po tregtohet me 85 USD/ fuçia

26 September 2022, 08:24Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bie çmimi i naftës bruto në bursë, po tregtohet me 85 USD/

Çmimi i naftës në bursë ka zbritur në nivelet e para luftës, madje i është afruar shifrave të vitit të kaluar.

Në këtë fillim jave nafta po tregtohet në bursë me 85 dollar fuçia, shifrat më të ulta të arritura që prej janarit të këtij viti.

Ndërsa në krahasim me një vit më parë nafta bruto po tregtohet me 7 deri në 12 dollar më shtrenjtë pasi në shtator të vitit të kaluar çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja luhatej në vlerat 73-78 dollar fuçia.

Por kjo rënie e naftës bruto në tregjet e huaja nuk reflektohet njësoj në vendin tonë nga vendimet e Bordit të Transparencës 


Video