Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

27 September 2026, 20:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 70-vjeçar, i cili jetonte i vetëm ka humbur jetën në fshatin Fermë-Çlirim të Fierit, pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët.

Sipas policisë, i moshuari, i cili ishte i paralizuar, jetonte i vetëm në banesë.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët kapluan çatinë e banesës, e cila më pas ka rënë mbi të moshuarin.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit, shtetasi F. B., në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Video