Monika ‘hallëmadhe’ merr flamurin e antikorrupsionit

31 March 2022, 21:44Pikëpamje SHKRUAR NGA VOX NEWS

Monika ‘hallëmadhe’ merr flamurin e antikorrupsionit

Shqipëria është vendi i çudirave të mëdha dhe çudia e radhës është marrja e flamurit antikorrupsionit nga Monika Kryemadhi.

Për ata që e kanë shmangur politikën, apo që politika i ka shmangur disa vite më parë për shkak të moshës mjafton t’u shpjegohet një reportazh i realizuar nga një televizion në shtëpinë e Monika Kryemadhit në në Gjirin e Lalëzit.

Sot, nuk gjen asnjë gjurmë të reportazhit në internet. Ai rezulton i fshirë nga të gjitha platformat. Por, ata që e kanë ndjekur në atë kohë, apo kanë fiksuar ndonjë paragraf e imazh që shpërndanë faqet informative online imazhet janë të paharrueshme.

Mjediset e brendshme të vilës ishin nga ato që shqiptarët i kanë parë nëpër filma, apo telenovela. Këtë po u tregonte edhe Monika Kryemadhi në reportazhin televiziv, ku edhe macja e shtëpisë kishte banjon e saj personale.

“Monika Kryemadhi e ka deklaruar vilën e Lalzit. E dinë gjithë shqiptaret madje vijnë bëjnë dhe foto në oborrin e Monikës dhe ndonjë nuse me dhëndër vijnë bëjnë fotot e dasmës”, do të deklaronte Monika Kryemadhi.

Çështja është se kur e bleu dhe kur e deklaroi, për të mos u hyrë më pas problemeve të vjetra të administratës shqiptare, ku me ryshfetin e duhur kopsiten letrat si t’i duash. Për këtë mjafton të përmendet fakti që në regjistrat e Kadastrës së Durrësit është manipuluar e cunguar dokumentacioni për mbi 3 mijë prona dhe Gjiri i Lalëzit, aty ku Monika Kryemadhi ka vilën e saj, është më i prekur.

Megjithatë, Monika Kryemadhi sot pretendon se është e vetmja shqiptare me miliona euro vilë, e mijëra euro të tjera shpenzime për jetën luksoze e shkollimin e fëmijëve, që ka hallet e shqiptarëve që mezi po mbyllin muajin dhe po kërkon t’u prijë me flamurin e antikorrupsionit kundër të korruptuarve...kuptohet; të kundërshtarëve politikë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video