Zjarr i madh te ish depozitat e naftës në Ballsh, zbulohet shkaku

1 March 2024, 17:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr i madh te ish depozitat e naftës në Ballsh, zbulohet shkaku
Zjarri në Ballsh

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në disa ish-depozita me lëndë djegëse në Ballsh.

Lajmin e ka bërë me dije sherbimit zjarrfikës Zija Hyka i cili ka pohuar se zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje.

Po ashtu, edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po merren me lokalizimin e flakëve.

Shkak për rënien e zjarrit mësohet se është bërë një grup që po punonte për shkatërrimin e depozitave të vjetra, pajisjet e të cilëve kanë rënë në kontakt me mbetjet e naftës bruto dhe gazrave duke bërë që këto të fundit të marrin zjarr.

Sakaq, policia ka proceduar dy prej punëtorëve, pasi kanë nisur çmontimin e depozitave me mjete prerëse pa praninë e zjarrfikëses, siç e parashikon rregullorja e punës.


Video