Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK në kuadër të masës ndaj tij, detyrim paraqitje.
Beqaj është parë t’i drejtohet ambienteve të SPAK duke ecur më këmbë, siç bën çdo të premte pas masës së vendosur nga Gjykata e Posaçme.
Ai është nën hetim për koncesionin e sterilizimit, pasi dyshohet për shpërdorim detyre, si dhe hetohet gjithashtu për fshehje të pasurisë.
Beqaj ka kërkuar që prokuroria t'i vërë në dispozicion dosjen hetimore në ngarkim të tij, por ende nuk ka mundur ta marrë.
Për këtë Beqaj në një deklaratë për gazetarët tha se SPAK "po krijon pengesë artificiale" dhe se do të donte që "gjyqtari Bani të vepronte me shpejtësi".