Zjarr i madh në Moravë të Beratit, dyshohet i qëllimshëm

5 April 2024, 21:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr i madh në Moravë të Beratit, dyshohet i
Foto ilustruese

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në lagjen Stan të fshatit Moravë në Berat.

Policia bën me dije se zjarri është përphapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimë.

Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, si dhe po punohet për identifikimin e autorit.

Zjarrfikësit janë duke punuar për të bërë të mundur izolimin e flakëve.


Video