I shpërtheu bombola teksa po bënte kafenë, lëndohet i moshuari në Lezhë

5 April 2024, 20:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I shpërtheu bombola teksa po bënte kafenë, lëndohet i
Foto ilustruese

Një bombol e vogël gazi ka shpërthyer këtë pasdite në katin e tretë të një pallati në Lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë një çift të moshuarish, ku nga flakët e gazit ka marrë lëndime Shtjefen Tushi rreth 91 vjeç.

I moshuari ka qenë duke bërë kafen në momentin e shpërthimit. Nga burimet bëhet me dije se i moshuari ka marrë lëndime në duar në përpjekje për të fikur zjarrin ne banese.

Tushi u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës. Falë ndërhyrjes se menjëhershme të zjarrfikësve u bë i mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit.


Video