Zjarr i madh në Cërrik, digjen ullishtet

5 August 2024, 16:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr i madh në Cërrik, digjen ullishtet
Zjarri në Cërrik

Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në kodrat e fshatit Valas në bashkinë e Cërrikut.

Nga pamjet dallohen përmasat e mëdha të flakëve që sipas raportimeve paraprake, kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të mbjella me ullinj.

Zjarrfikësit e Elbasanit, Cërrikut dhe emergjencat civile, bashkë me banorët e zonës po luftojnë me flakët që favorizohen nga era e fortë.

Zjarr i madh në Cërrik, digjen ullishtet
Pamje nga zjarri në Cërrik

Video