Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia: U paraqit vetë në komisariat, deklaroi se ishte larguar me dëshirë

21 August 2025, 09:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia: U paraqit vetë në
Daniel Shima

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga familjarët. Ai ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij. 

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.", njofton policia. 


Video