MOTI SOT/ Pasditja pritet të sjellë reshje shiu në veriperëndim! Ja sa shkojnë temperaturat

21 August 2025, 07:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

MOTI SOT/ Pasditja pritet të sjellë reshje shiu në

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e pasdites në veriperëndim të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-5 ballë.



Video