Zhduket një vajzë në Durrës, ka humbur kontaktet me familjen prej një muaji

11 August 2022, 11:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhduket një vajzë në Durrës, ka humbur kontaktet me familjen
Foto ilustruese

Një vajzë është denoncuar e zhdukur nga mamaja e saj në Policinë e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale M. K., 31 vjeç, banuese në fshatin Katund i Ri.

Sipas të ëmës së 31-vjeçarit, vajza e saj para një muaji është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

"Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja Sh. K., banuese në Katund i Ri, Durrës, se para një muaji është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja M. K., 31 vjeç, dhe nuk është kthyer më." thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.

Policia e Durrësit njofton se ka nisur punën për gjetjen e vajzës.


Video