EMRI/ Gjendet i pajetë trupi i 14-vjeçarit në lumin Seman, familjes iu mbyt dhe një fëmijë tjetër 10 vite më parë

11 August 2022, 11:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Gjendet i pajetë trupi i 14-vjeçarit në lumin Seman,
Lumi Seman

Trupi i 14-vjeçarit nga fshati Suk i Roskovecit, i cili u zhduk ditën e djeshme në lumin e Semanit, është gjetur i pajetë pas rreth 24 orësh kërkime nga polumbarët. Mësohet se viktima është shtetasi Ergis Saka.

Ai u zhduk pasditen e djeshme në lumin e Semanit, pasi kishte shkuar për të peshkuar dhe fatkeqësisht u gjet i pajetë një dit më pas. Në breg janë gjetur të gjitha sendet e tij personale

Ajo çka e bën më të rëndë këtë ngjarje është se familjes Saka i është mbytur dhe një fëmijë tjetër në lumin Seman. Sipas banorëve të zonës, fëmija është mbytur rreth 10 vite më parë.


Video