“Jam përdhunuar gjatë natës në Elbasan”/ 25-vjeçarja shkoi në spital bashkë me motrën, mjekët...

11 August 2022, 07:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam përdhunuar gjatë natës në Elbasan”/
Fotomontazh nga VoxNews

Një vajzë 25 vjeç dyshohet se është përdhunuar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të natës. 25-vjeçarja banuese në Dushk, Lushnje bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore.

Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin. Menjëherë policia e Elbasanit është vënë në lëvizje dhe i ka marrë kallëzimin 25-vjeçares nga qyteti i Lushnjës.

E reja në dëshminë e saj ka treguar se ndodhej buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd në një lokal. Ajo pretendon se pranë lokalit është përdhunuar nga një person i paidentifikuar. Policia po punon për identifikimin e personit.


Video