Zhduket i riu në Fier, babai ngre alarmin në polici

2 July 2023, 15:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhduket i riu në Fier, babai ngre alarmin në polici
Foto ilustruese

Një 33-vjeçar është zhdukur nga banesa në Fier pa lënë asnjë gjurmë.

Ka qenë babai i tij që ka ngritur alarmin, duke bërë një kallëzim në polici.

"Bëhet me dije se në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Sh. H., banues në Fier, se në datë 30.06.2023 është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi L. H., 33 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçarit", njoftoi policia. 


Video