FOTO/ Ky është punonjësi i Policisë Kufitare që vdiq në Dhërmi!

2 July 2023, 08:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Ky është punonjësi i Policisë Kufitare që vdiq
Ne foto: I ndjeri Sinan Abilaliaj

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sonte në Dhërmi teksa humbi jetën Sinan Abilaliaj. 56-vjeçari, punonjës i Policisë Kufitare, vdiq teksa ishte duke patrulluar në det. Ai nuk u ndje mirë dhe ankoroi mjetin përballë stacionit policor.

Më poshtë mund të shihni foton e të ndjerit, që dyshohet se ka ndërruar prej arrestit kardiak. Pavarësisht se ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë, Abilaliaj nuk mundi të mbijetonte.

Njoftimi i Policisë:

Dhërmi/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi , Sinan Abilaliaj, 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

FOTO/ Ky është punonjësi i Policisë Kufitare që vdiq

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit



Video