Zbulohet motivi i vrasjes në Krujë, Keqi në 2010-tën ka tentuar të vrasë një tjetër person

10 August 2022, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet motivi i vrasjes në Krujë, Keqi në 2010-tën ka
Vendi i ngjarjes

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja me armë zjarri në Krujë ku viktimë mbeti 55-vjeçari Luan Hushi i cili u qëllu nga Klodian Keqi.

Burime bëjnë me dije se shkaku i konfliktit ka qenë për shkak të prerjeve të druve të zjarrit në pyllin e fshatit Zgërdhesh. Keqi dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov ndaj Hushit.

55-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia po punon për kapjen e autorit.

Klodian Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person. Së bashku me vëllain e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte të ashpra me njëra-tjetrën.

Në atë kohë, Klodian Keqi u arratis së bashku me armën e krimit. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë - Krujë, duke terrorizuar edhe banorët me të shtenat me breshëri.


Video