Zbulohet identiteti i viktimës në Klos. 65-vjeçari u godit 3 herë me thikë

11 June 2025, 22:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet identiteti i viktimës në Klos. 65-vjeçari u godit 3
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Mësohet se viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë.

Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyshohet se është goditur viktima.

Policia është nisur  në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje.


Video