Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një 64 vjeçari i cili akuzohet se ka vrarë me çekiç fqinjin e tij 81 vjeçar në Zall Bastar të Tiranës.
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 81-vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në Qafë Mollë.
Sipas policisë, autori i dyshuar, Isuf Hasa ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.
Më tej policia tregon se 64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen.
Sakaq, dyshohet se pasi e ka goditur viktimën, autori i ka marrë edhe paratë që Meta kishte në xhep dhe është larguar.