U gjet i vr*rë me sende të forta në kokë, ky është 81-vjeçari Xhemal Meta!

15 January 2025, 12:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U gjet i vr*rë me sende të forta në kokë, ky është
FOTO: Xhemal Meta

Xhemal Meta, një i moshuar nga fshati Qafë-Mollë në Tiranë, u gjet i vrarë në rrethana të rënda, duke ngjallur tronditje në komunitetin lokal.

Sipas ekspertizës, 81-vjeçari kishte pësuar goditje fatale në kokë me sende të forta, duke konfirmuar se bëhej fjalë për një vrasje.

Policia ka shoqëruar rreth 20 banorë të zonës, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërkohë që hetimet janë përqendruar në zbulimin e mundësive për konflikte apo motive të tjera që mund të kenë çuar në këtë krim.

I moshuari, i cili jetonte i vetëm në fshat, pasi familja e tij ndodhej në Tiranë, konsiderohej një person i qetë dhe i njohur për mënyrën e tij të thjeshtë të jetesës.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e krimit dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.


Video