Zbardhet vrasja e Irakli Davellës në Athinë: Vrasësit nga Shqipëria, përdorën 4 automjete për atentatin

28 January 2025, 21:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet vrasja e Irakli Davellës në Athinë: Vrasësit nga
Irakli Davella

Pas më shumë se një muaji nga ekzekutimi i shqiptarit Irakli Davella dhe plagosjes së mikut të tij, Edi Lolo në Athinë, policia greke njofton zbardhjen e ngjarjes.

Autorë të këtij atentati, janë gjithashtu dy shqiptarë, të identifikuar si Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli, tashmë të arrestuar autoritetet greke.

Pas prangosjes atyre iu gjetën në banesë arsenal armësh, para  si dhe materiale të tjera me vlerë për hetimin e policisë greke.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se ditën e ngjarjes më 15 Dhjetor 2024 dy atentatorët shqiptarë janë afruar drejt Davellës dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa kanë plagosur Lolon.

Pasi kanë kryer vrasjen ata janë larguar nga vendngjarja me një nga 4 automjetet e përdorura në krim. Pikërisht këto automjete kanë ndihmuar policinë në zbardhjen e vrasjes së 47-vjeçarit.

Ky i fundit ishte një emër i njohur për autoritetet greke i arrestuar dhe hetuar disa herë si pjesë e një organizate kriminale, gjobëvënie, trafik narkotikësh e tjerë.

Lidhur me shkaqet e ekzekutimit të tij, policia është treguar tejet e rezervuar, ndonëse mediat greke thonë se ekzekutimi i 47-vjeçarit, nga dy bashkëkombasit e tij ka qenë i paguar dhe lidhet me konfliktet që ai ka patur në të shkuarën.


Video