Rrëmbeu torturoi dhe dogji dy të rinj, Gjykata e Beratit dënon ish-kreun e bandës së Vakëfit me 25 vite burg

28 January 2025, 20:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëmbeu torturoi dhe dogji dy të rinj, Gjykata e Beratit dënon
Byniamin Hajro,

Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor të Byniamin Hajro, i cili ka qenë i akuzuar për veprën penale  "vrasje me paramendim".

Prokurori Eni Çulli nga organi akuzës ka kërkuar për Hajron dhënien e dënimit prej 25 vitesh, masë e lënë në fuqi dhe nga trupi gjykues i kryesuar nga Ardiola Çela.

Byniamin Hajro ose siç njihej Bujo Çami, ish-kreu i bandës së Vakëfit, akuzohet për vrasjen e dy të rinjve Arjan Avdullai dhe Edmond Pema, ngjarje e ndodhur në vitin 1997, ku pasi i torturoi, i lidhi me tel me gjëmba duke i vënë flakën më pas në mes të lagjes.

Gjykata pas shqyrtimit të provave, në bashkimin e dënimeve ka dhënë 25 vite burg për Byniamin Hajro.


Video