Ylli Manjani: Nëse janë përgjuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ky është fundi i shtetit shqiptar

21 February 2025, 14:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ylli Manjani: Nëse janë përgjuar anëtarët e
Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani ka komentuar çështjen e përgjimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Manjani thotë se, pavarësisht se “Gjyakta Kushtetuese duhet të shkrihet, kjo nuk do të thotë se anëtarët e saj duhet të përgjohen, sepse kemi të bëjmë me intimidim të vendimmarrjes”.

“Praktika e survejimeve është realitet. Por ajo që u denoncua këtu te kjo studio, që Gjykata Kushtetuese është vendos nën përgjim... kjo është fundi i shtetit. Po ju them, që ka shumë gjëra aty, nuk është kaq e thjeshtë, është intimidim i vendimarrjes. Gjykatën Kushtetuese për shumë arsye, ky parlament duhet ta shkrijë, sicc shkriu atë të radio televizionit. Është më e poshtra qe kemi pas në historinë e gjykimeve  kushtetuese, por kjo nuk legjitimon për asnjë arsye, që të marrësh veprime policore dhe për t’i çuar fjalë që “shiko se të kemi nën përgjim, por kujdes vendimin. Dhe atë vendimin (Për scy ecc) gropa, gropa e kanë shkruar nga frika. Nuk po bëj avokatin e çështjes, por po ju them që nuk është normale"


Video