U paraqit në SPAK, çfarë deklaroi ish-kreu i ARRSH-së për mediat

21 February 2025, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U paraqit në SPAK, çfarë deklaroi ish-kreu i ARRSH-së
Dashamir Xhika

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

Pasi doli nga SPAK, në një prononcim për mediat, ai u shpreh se thirrja e tij nga prokurorët e posaçëm nuk kishte lidhje me aksin rrugor Tiranë Elbasan.

“Bëhet fjalë për një procedurë të kryer në kohën kur kam qenë drejtor i ARRSH”, tha ai për gazetarët.

Xhika sqaroi se bëhej fjalë për një procedurë që s’kishte lidhje shumë me ARRSH por me Ministrinë e Drejtësisë.


Video