Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mato Gllucaj, 23 vjeç vrau të atij e tij 56-vjeçar Durmish Gllucaj duke i vënë tritol te soba me gaz sipas Policisë Vlorës që ka vënë në pranga të riun.
Ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen, janë provat materiale të sekuestruara në banesën e Gllucajt.
Që nga granatat e dorës, kallëpet e tritolit e deri te fishekë e armë zjarri. Nuk dihet ende se pse 23-vjeçari posedonte këtë arsenal luftarak.
Megjithatë paraprakisht dyshohet se shkak i krimit ka qenë dhuna e vazhdueshme fizike që 56-vjeçari ushtronte ndaj tij.
Pritet që policia të zbardhë më shumë detaje mbi ngjarjen.