Fier, merr flakë kuzhina e më pas gjithë banesa

2 September 2023, 09:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fier, merr flakë kuzhina e më pas gjithë banesa
Fatmirësisht s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune një banesë në katin e tretë të një pallati 5-katësh në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 


Video