Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin, autorin e vrasjes së ish-dhëndrit të tij Kudret Saliaj.
Ndërsa me 30 vite burg është dënuar vajza e tij Dhurata (Picari) Saliaj.
Vrajsa ndodhi në qershor të vitit 2021 në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku po zhvillohej procesi i divorcit mes Kudret Saliajt dhe Dhurata Picarit.
Ndonëse duhet të ishin në arrest shtëpie për dhunë në familje, Mexhit Picari dhe vajza e tij arritën të largohen duke studiuar lëvizjet e Saliajt. Ai e qëlloi në momentin që ndodhej i ulur në lokal duke i shkaktuar vdekjen. I plagosur mbeti edhe avokati Adriatik Cama.
Prokuroria konkludoi se vrajsa ishte kryer në bashkëpunim mes Picarit dhe vajzës së tij. Nga kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se Mexhit Picari kishte futur dorën te çanta e vajzës së tij nga ku kishte marrë armën e zjarrit.
Më pas ai iu afrua Saliajt dhe e qëlloi sapo ky ishte ulur në tavolinë së bashku me avokatin Cama dhe kishin porositur kafe.