
Ka ndërruaj jetë në spitalin e Traumës, 55-vjeçari Luan Hushi i cili u plagos me kallashnikov nga Klodian Keqi në fshatin Zgërdhesh të Krujës.
Shkaku i konfliktit ka qenë për prerjen e druve të zjarrit në pullin e Zgërdheshit. Hushi nuk ka arritur dot t'iu mbijetojë plagëve të marra në bark. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi rreth orës 09:45.
Klodian Keqi pas ngjarjes u arratis nga vendi i krimit dhe policia po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e tij.
Klodian Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person. Së bashku me vëllain e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte të ashpra me njëra-tjetrën.
Në atë kohë, Klodian Keqi u arratis së bashku me armën e krimit. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë - Krujë, duke terrorizuar edhe banorët me të shtenat me breshëri.