Vrasja në një sallë dasmash në Ferizaj/ Viktima ishte xhaxhai i bashkëshortit të Vjosa Osmanit, autori një polic

16 August 2024, 23:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në një sallë dasmash në Ferizaj/ Viktima ishte
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në parkimin e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës.

Një person i moshuar është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie.

Sipas mediave të Kosovës, viktima është identifikuar si Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës.

 

Vrasja në një sallë dasmash në Ferizaj/ Viktima ishte
Viktima Sadri Sadriu

 

Të njëjtat burime raportojnë se ai është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Autori është identifikuar si Festim Ramadani, një zyrtar policie. Ai ka vepruar me armën e punës dhe më pas është vetëdorëzuar në stacionin e policisë.

 

Vrasja në një sallë dasmash në Ferizaj/ Viktima ishte
Autori Festim Ramadani

 

Në ato momente në sallë po mbahej një dasmë.

Viktima kishte shkuar në Ferizaj i ftuar në dasmën e nipit, por mbeti i vrarë. Prokuroria ka kërkuar si masë paraprake lënien 48 orë në burg të të arrestuarit derisa të sqarohen detajet e ngjarjes.

Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

 



Video